Seks i keq apo partneri i gabuar?

Seks i keq apo partneri i gabuar?

Disa marrëdhënie i kanë të gjitha, tërheqjen e përbashkët, komunikimin e mirë, personalitete të njëjta, por sërish s’janë gjë në dhomën e gjumit. Përputhshmëria e partnerëve në dhomën e gjumit varet nga disa faktorë dhe ato mund të ndryshojnë vazhdimisht, pa një arsye specifike. Disa shkojnë më shumë, disa më pak, por e rëndësishme është […]

Disa marrëdhënie i kanë të gjitha, tërheqjen e përbashkët, komunikimin e mirë, personalitete të njëjta, por sërish s’janë gjë në dhomën e gjumit. Përputhshmëria e partnerëve në dhomën e gjumit varet nga disa faktorë dhe ato mund të ndryshojnë vazhdimisht, pa një arsye specifike. Disa shkojnë më shumë, disa më pak, por e rëndësishme është të mbani mend që pothuajse gjithmonë ka shpresë.

1. Askush nuk është i keq në seks

Mund të jesh i pavëmëndshëm, i pakujdesshëm, por të gjitha këto probleme janë të diskutueshme dhe të rregullueshme.

2. Të gjithë janë të ndryshëm

Çfarë e bën seksin fantastik është mendja. Kur njerëzit s’kanë eksperiencë seksualisht ose janë me një partner të ri, duhet pak punë për të zbuluar se çfarë kanë në mendje. Preferencat mund të ndryshojnë në varësi të situatës, humorit dhe si po zhvillohet lidhja në përgjithësi.

3. Njerëzit kanë dëshira të ndryshme seksuale

Një nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit nuk përputhen seksualisht, është sepse kanë dëshira të ndryshme seksuale. Diferencat e mëdha mund të kenë një impakt shumë të madh. Në këtë rast gjëja më e mirë për të bërë janë kompromisat. Personi që dëshiron më shumë seks mund të praktikojë masturbimin hera-herës, ndërsa ai që s’do dhe aq shumë, mund të sakrifikojë ndonjëherë dhe të bëjë seks edhe pse s’ia ka shumë qejfi.

4. Përputhja e temperamenteve seksuale nuk është gjithnjë e nevojshme

Gjithkush ka pëlqimet dhe mospëlqimet e veta dhe kur partnerët ndryshojnë shumë në këtë pikë, jeta e tyre seksuale vuan. Dikush kërkon butësi dhe përkëdhelje, të tjerë duan pak më shumë dhunë. Asnjëra prej të dyjave nuk është e gabuar. Dhe në këtë rast, kompromisi është zgjidhja. Është e rëndësishme që të keni besim se ju dhe partneri mund të përputheni seksualisht, duhet vetëm pak punë.

5. Tërheqja është shumë e nevojshme

Fatale në një marrëdhënie do të ishte mungesa e tërheqjes mes partnerëve. Nëse diçka e tillë ekziston nuk do të përputheni asnjëherë seksualisht. Sapo zhduket emocioni i fillimit njerëzit mund të zbulojnë se partneri nuk është edhe aq i dëshirueshëm sa ç’do të donin ata të ishte, ose që nuk kanë shumë të përbashkëta. Sigurisht që mund të ndodhë edhe e kundërta dhe lidhja të nxehet edhe më tepër.

6. Papërputhshmëria seksuale mund të mos ketë lidhje me seksin

Mbase ju thjesht s’bëni për njëri-tjetrin. Kohët ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu. Ekziston diçka e tillë si ‘të rënit jashtë dashurie’, atëherë pse do të donit të bënit dashuri me dikë që në fakt nuk e doni?

7. Komunikimi është çelësi

Flisni hapur për gjithçka që ju shqetëson, konsultohuni me një therapist, kështu do ta kuptoni cilat aspekte të jetës tuaj po ndikojnë tek jeta seksuale. Mbase jeni të stresuar dhe kjo ndikon tek dëshira seksuale e si rrjedhojë partneri mund të ndihet i injoruar. Cilido qoftë problemi, do të jetë e vështirë t’i jepni zgjidhje nëse nuk flisni.

8. Papërputhshmëria seksuale (e përkohshme) është e zakonshme

Nuk është faji juaj, seksualiteti është i ndërlikuar dhe i rrëmujshëm dhe sfidues, por askush nuk është i keq në seks, thjesht disa marrëdhënie kërkojnë përpjekje ekstra.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar