Së shpejti rikthehen në shitje biletat për ndeshjen Kosovë- Angli

Pas rënies së sistemit për blerjen e biletave online dhe konfirmimit që webi tiks.app pati sulm kibernetikë, shumë shpejt biletat për ndeshjen e shekullit rikthehen në shitje. Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur që përkrahja e kërkuar nga kompania e shitjes së biletave online, do u vihet shpejt në ndihmë, kësisoj biletat […]
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur që përkrahja e kërkuar nga kompania e shitjes së biletave online, do u vihet shpejt në ndihmë, kësisoj biletat do rikthehen në webin zyrtar, shkruan Indeksonline.
Interesimi i tifozëve Kosovarë ka qenë më se i jashtëzakonshëm, kjo edhe për shkakun që në “Fadil Vokrri” nuk ka zbritur asnjëherë një kombëtare që kap vlerën e mbi 1 miliard eurove për nga vlera e lojtarëve.
Kur dihet se Anglia është djep i futbollit, Kosova është pasardhësi më i mirë i të bukurës në këtë sport, e kjo ndeshje nuk është për tu humbur, andaj sa më parë po punohet që të rivihet në shërbimin e qytetarit edhe qasja për ta siguruar një biletë për ti parë nga afër yjet botëror dhe djemtë e Kosovës.
Anglia kryeson grupin, ndërsa Kosova dhe Çekia po luftojnë fytazi që ta prenë biletën për në Evropian.












