Së shpejti nisin seancat publike për shkarkimin e Trumpit

Së shpejti nisin seancat publike për shkarkimin e Trumpit

Demokratët që udhëheqin hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë thënë se do të zhvillojnë dy seanca publike javën e ardhshme, në të cilat do të dëshmojnë tre zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH). Udhëheqësi i Komitetit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, që drejton këto […]

Udhëheqësi i Komitetit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, që drejton këto hetime, ka thënë më 6 nëntor se ish-diplomati amerikan për Ukrainë, Ëilliam Taylor, zyrtari i DASH-it për karrierë, George Kent, dhe ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch do të dëshmojnë më 13 dhe 15 nëntor.

Këto seanca të demokratëve mund të rezultojnë me shkarkim të Trumpit, lidhur me vendimin e tij për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në kohën kur i ka bërë presion Kievit të kryejë hetime për rivalin e tij politik, Joe Biden, ish nën-president amerikan njëherësh një prej kandidatëve që i është bashkuar garës për president të SHBA-së më 2020.

Demokratët akuzojnë presidentin se ka abuzuar me pushtetin e tij për t’i kërkuar një shteti tjetër që të ndërhyjë në procesin politik të SHBA-së.

Trump në ujëra të trazuara

Më 6 nëntor, Schiff ka ngritur dyshime se Trump “ka kërkuar nga të gjitha departamentet qeveritare që në mënyrë të paligjshme ta detyrojnë Ukrainën të gjejë ndonjë njollë në kundërshtarin e tij politik”.

Zyrtarët amerikanë që do të dëshmojnë javën e ardhshme, veçse janë përballur me këtë proces në takime me dyer të mbyllura, dhe deklaratat e tyre janë prezantuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Taylor ka dëshmuar se ka qenë i shqetësuar se ndihma e SHBA-së mund të jetë përkthyer si kërkesë nga Kievi për të hetuar Bidenin dhe djalin e tij, Hunter.

Yovanovitch ka thënë se Trump i ka bërë presion Departamentit amerikan të Shtetit për ta larguar atë nga pozita që ka pasur, duke u bazuar në “pretendime të rreme dhe të pabazuara”.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë është ndjerë e “kërcënuar” nga Trumpi

Kent, diplomat amerikan tash e një kohë, i cili ka luftuar korrupsionin në Ukrainë dhe vende tjera, ka ngritur shqetësime rreth përpjekjeve të avokatit personal të Trumpit, Rudy Giuliani, për ta detyruar Ukrainën që të hetojë Bidenin dhe djalin e tij.

Hetimet kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial.

Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?