Rreth 500 banorë duke qëndruar nëpër tenda në Thumanë

Rreth 500 banorë janë duke qëndruar nëpër tendat që janë vendosur në Thumanë si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë. Kështu ka bërë të ditur në një lidhje direkte në Info Magazine, Shkëlqim Hasula nga Qatar Charity, duke shtuar se situata është në kaos. “Situata në Shqipëri nuk është shumë e mirë nga tërmeti që […]
Kështu ka bërë të ditur në një lidhje direkte në Info Magazine, Shkëlqim Hasula nga Qatar Charity, duke shtuar se situata është në kaos.
“Situata në Shqipëri nuk është shumë e mirë nga tërmeti që ka krijuar fatkeqësi. Me të marrë lajmin, ne kemi ardhur në terren dhe kemi përgatitur ushqime. Kemi përgatitur darkë për 250 persona që janë të vendosur këtu”.
“Situata është në kaos dhe njerëzit nuk e dine se si është situata. Sipas statistikave, flitet që janë rreth 400-500 banorë. Ka edhe organizata të tjera që po ndihmojnë”.
“Ne do të qëndrojmë këtu derisa të përfundojë kjo fatkeqësi – këtu ose diku tjetër do të jemi pranë njerëzve që kanë nevojë”.












