Rrëfimi i babait për vajzën që humbi jetën nën rrënoja: Ishte në gjumë, nuk u zgjua ndoshta nga lodhja e punës

Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë. E reja nga Thumana shkoi për të fjetur mbrëmjen e së hënës, pa e ditur se të nesërmen në mëngjes nuk do të zgjohej më. Në moshën më të bukur dhe me një të […]

Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë.

E reja nga Thumana shkoi për të fjetur mbrëmjen e së hënës, pa e ditur se të nesërmen në mëngjes nuk do të zgjohej më.

Në moshën më të bukur dhe me një të ardhme përpara, Aderina u shua tragjikisht nga tërmeti i së martës. Ajo ishte në gjumë. Babai i saj, Haxhi Kabili kishte shkuar ta zgjonte përpara lëkundjeve vdekjeprurëse të orës 03:54 minuta, por Aderina, ndoshta e lodhur nga një ditë më parë, nuk u zgjua.

Në një rrëfim të dhënë për tvklan, vetëm pak përpara se trupi i saj i pajetë të gjendej poshtë rrënojave, babai i saj 52-vjeçar tregoi se kur kishte hapur derën ku flinte e bija, gjithçka kishte përfunduar.

Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten dhe një fëmijë të fqinjëve, por jo vajzën e tij. Vetëm pak çaste pas tërmetit ai kërkonte i dëshpëruar për të bijën, ashtu sikurse edhe një ditë më pas, por këtë herë i dorëzuar me faktin se e bija nuk jetonte më.

Trupi i Aderinës u gjet orët e vona të së mërkurës nga gërmadhat e pallatit 5 katësh, ndërsa këtë të enjte në orën 14:00 ajo u përcoll për në banesën e fundit.

Kjo vajzë e re e plot jetë u shua së bashku me dhjetëra të tjerë, nga lëkundjet tragjike të 26 Nëntorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?