Rrahim Pacolli i reagon Matoshit: Në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm Behgjet Pacolli

Rrahim Pacolli i reagon Matoshit: Në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm Behgjet Pacolli

Zyrtari i AKR-së, Fatmir Matoshi, gjatë mbrëmjes së sotme ka deklaruar se AKR preferon të mbetet në opozitë, në rast se së bashku me Nismën futen në Kuvend, ka shkaktuar reagimin e Rrahim Pacollit, njëri nga ish-themeluesit e kësaj partie. “Si themelues dhe ish sekretar organizativ i këtij subjekti, konsideroj që në këtë fazë në […]

“Si themelues dhe ish sekretar organizativ i këtij subjekti, konsideroj që në këtë fazë në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli dhe asnjë anëtar tjetër, kjo për faktin se AKR ka muaj që ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe të gjitha funksionet kanë pushuar, e rrjedhimisht asnjë nga ish drejtuesit nuk është vendimmarrës për të ardhmen politike dhe pozicionimin e AKR-së në të tashmen dhe të ardhmen”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Si themelues i Aleancës Kosova e Re e ish sekretar organizativ i kësaj partie jam duke përcjell me vëmendje procesin e stërzgjatur zgjedhor, njëherësh jam duke përcjellë edhe zhvillimet politike në vend veçanërisht deklarimet e akterëve të partive politike në vend, po ashtu po përcjelli edhe procesin e rinumërimit të një numri të madh të vendvotimeve.  Gjatë periudhës kohore pas zgjedhjeve në vend ka pasur disa qëndrime të partive politike që janë për tu përshëndetur po ashtu ka pasur edhe qëndrime dhe deklarime që kanë pasur për qëllim hutimin e opinionit të gjerë, në kuadër të këtyre deklarimeve ka pasur edhe disa deklarata të disa anëtarëve të AKR-së siç është edhe kjo e sotmja e z.Fatmir Matoshi se AKR nuk do të pranojë të jetë në qeverinë e ardhshme. Si themelues dhe ish sekretar organizativ i këtij subjekti konsideroj që në këtë fazë në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli dhe asnjë anëtar tjetër, kjo për faktin se AKR ka muaj që ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe të gjitha funksionet kanë pushuar e rrjedhimisht asnjë nga ish drejtuesit nuk është vendimmarrës për të ardhmen politike dhe pozicionimin e AKR-së në të tashmen dhe të ardhmen.  Qëndrimi i thënë nga z.Matoshi për mospjesëmarrjen e AKR-së në qeveri është totalisht qëndrimi i tij personal dhe nuk bartë vullnetin e strukturave dhe të anëtarësisë së AKR-së. Personalisht unë dhe numër i madh i strukturave dhe anëtarësisë mendojmë se nëse qeveria e ardhshme do të ketë nevojë për mbështetje të AKR-së, ne do të shohim mundësinë e dhënies së kontributit në të mirë të vendit. Interesi i vendit ka qenë, është dhe do të mbetet primar për mua dhe AKR-në. Me respekt! Rrahim Pacolli, themelues dhe ish sekretar organizativ i AKR-së!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?