Rita Ora takohet dhe i jep një përqafim të ngrohtë Princit William

Rita Ora takohet dhe i jep një përqafim të ngrohtë Princit William

Duka i Kembrixhit, William, iu bashkua yjeve të muzikës: Rita Ora dhe Duran Duran në një ngjarje për të shënuar 50 vjetorin e organizatës bamirëse “Centrepoint”, në Londër. William takoi banorët e tij të mërkurën përpara se të marrte pjesë në gala përvjetorin e bamirësisë në këtë mbrëmje. Ai gjithashtu mbajti një fjalim në shënimin […]

William takoi banorët e tij të mërkurën përpara se të marrte pjesë në gala përvjetorin e bamirësisë në këtë mbrëmje.

Ai gjithashtu mbajti një fjalim në shënimin e 50-vjetorit të “Centrepoint” në Londrën veri-perëndimore, ndërsa pati rastin të takohej me artisten e famshme shqiptaro-britanike, Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare bëri së fundmi një status në Twitter, duke shkruar se nuk do të mungojë në këtë gala mbrëmje, e cila do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për të pastrehët.

“Mbi 103,000 të rinj janë të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata meritojnë një të ardhme më të mirë!! Unë po performoj në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të @centrepointuk javën tjetër për të ndihmuar në mbledhjen e parave për kauzën, bashkohuni me mua në dhënien fund të mos-strehimit të të rinjve duke dhuruar këtu”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.

Mbrëmja gala synon të promovojë arritjet e njerëzve të mbështetur nga “Centrepoint”, të nxjerrë në pah çështjet me të cilat përballen dhe të inkurajojë mbështetësit që të ndihmojnë në ndryshimin e historisë për të rinjtë e pastrehë.

Para mbrëmjes gala, William vizitoi Shtëpinë e re të Bamirësisë së Nxënësve në Londrën e Jugut, një shtëpi me shtatë shtretër të përbashkët për të rinjtë në programet e praktikës, ku takoi banorët dhe bëri hapjen zyrtare të ndërtesës.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya