Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetët sfidë

Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetët sfidë

Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, institucione shkollore e shoqëri. Grupet me fëmijë të margjinalizuar, siç janë ata me nevoja të veçanta, e edhe fëmijët nga komunitet pakicë që jetojnë në varfëri, janë ata që më së shumti u shkelen të drejtat. Kështu thotë për KosovaPress, drejtori i organizatës “Save the […]

Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, institucione shkollore e shoqëri. Grupet me fëmijë të margjinalizuar, siç janë ata me nevoja të veçanta, e edhe fëmijët nga komunitet pakicë që jetojnë në varfëri, janë ata që më së shumti u shkelen të drejtat.

Kështu thotë për KosovaPress, drejtori i organizatës “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, sipas së cilit pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje mbetët ende sfidë.

Kryeziu thotë se si organizata udhëheqëse në botë për të drejtat e fëmijëve, synojnë që t’i bëjnë të gjithë fëmijët pjesë të sistemit të edukimit dhe shkollimit.

Kryeziu: Shkelja e të drejtave të fëmijëve më shumë të fëmijët me nevoja të veçanta dhe komunitetet pakicë

“Në objektivat apo synimet tona deri në vitin 2030 janë që për punën tonë në Kosovë të angazhohemi që të gjithë fëmijët të jenë pjesë e sistemit të edukimit, të jenë pjesë e shkollimit, kemi grupe të fëmijëve që janë të margjinalizuar apo privuar si shembull mund të marrim fëmijët me nevojat të veçanta, fëmijët nga komuniteti rom, shkali, egjiptas, fëmijët që jetojnë në varfëri, për arsye të ndryshme. Ne si shoqëri, si organizatë do të angazhohemi, do ta ngrsim zërin që ata të jenë pjesë e shkollës apo institucioneve shkollore”, thotë ai.

Ai thotë respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë mbetët çështje shqetësuese, ku sipas tij ata janë ende të prekur nga dhuna në fmailje e deri të ajo në institucione shkollore dhe jasht saj.

Kryeziu: Çështja e dhunës ndaj fëmijëve ende shqetësuese

“Si fenomen tjetër ku shkelen të drejtat e fëmijëve janë çështja e adresimit të dhunës, duke filluar nga familja e deri në institucione shkollore, pastaj jashtë shkollës, edhe ajo është një çështje shumë brengosëse që të dhënat janë alarmante duke filluar nga ngacmimet e ndryshme, pastaj dukuri të tjera të dhunës që sidomos fëmijët afektohen më së shumti”, thotë ai.

Kryeziu thekson se çështje tjetër që duhet të adresohet është ndotja e ambientit, ku sipas tij, institucionet dhe prindërit duhet të bëjnë më shumë në mbrojtjen e ambientit, meqë ai prek drejtpërdrejt fëmijët, të cilët po pësojnë më së shumti nga kjo gjendje.

Ai shton se nevojitet një koordinim i institucioneve dhe organizatave, bashkë me fëmijët, që të mund të arrihet të përmirësohet gjendja e fëmijëve sa u përket respektimit të drejtave të tyre.

Organizata botërore për të drejtat e fëmijëve “Save the Children” ka 22 vjet që vepron në Kosovë, ndërkohë që sivjet ka shënuar 100 vjetorin e themelimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?