Reduktoni sasinë e konsumit të mishit të kuq nëse doni të jetoni më gjatë

Reduktoni sasinë e konsumit të mishit të kuq nëse doni të jetoni më gjatë

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si […]

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj.

Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues. Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur. Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes. Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare. Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm. Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar