Raportuesi gjerman për Kosovën – mes Evropës, Ballkanit dhe SHBA-ve

Raportuesi gjerman për Kosovën – mes Evropës, Ballkanit dhe SHBA-ve

Raportuesi i parlamentit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer, u zgjodh të enjten raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën. Po kush është Beyer? “Është e qartë, për ne ky është një lajm shumë i mirë”, tha për DW, ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj. Peter Beyer është një njohës shumë i mirë i […]

Raportuesi i parlamentit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer, u zgjodh të enjten raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën. Po kush është Beyer?

“Është e qartë, për ne ky është një lajm shumë i mirë”, tha për DW, ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj.

Peter Beyer është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe Ballkanit, por edhe me lidhje shumë të forta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emërimi i tij do të sjellë raporte më të diferencuara për Kosovën  në Këshillin e Evropës”, tha Cufaj më tej, i cili e njeh deputetin gjerman edhe nga aktivitetet e tij të shumta në Berlin.

Peter Beyer është lindur në vitin 1970, në qytezën e Ratingenit, në Landin Nordrhein-Westfallen (Renania Veriore – Vestfali).

Babai i dy fëmijëve ende në moshë shkolle, ka studiuar drejtësi, politikë dhe histori në Dyseldorf dhe Bon, si edhe në Virgina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një karriere disa vjeçare në disa kancelari ndërkombëtare, e nisi karrierën politike në vitin 2002, si anëtar i këshillit bashkiak të vendbanimit të tij të sotëm, Heiligenhaus.

Në vitin 2009 kandidoi për herë të parë për deputet në  Parlamentin Federal Gjerman  (Bundestag) dhe fitoi mandat të drejtpërdrejtë me gati 40% të votave. Fitorja e tij ia ktheu zonën elektorale, Mettmann II, Unionit Kristdemokrat (CDU), i cili e kishte humbur pushtetin aty  prej 15 vjetësh.

Njohës i Ballkanit dhe Kosovës

Deputeti kristdemokrat, i cili qysh në vitin 2009 është raportues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, e njeh Kosovën jo vetëm nga takimet e zyrave në Prishtinë dhe Berlin. Në shtator ai ishte sërish në Podujevë për të mbështetur binjakëzimin e qytetit verilindor të Kosovës me një nga qytetet e zonës së tij, Velbert. Beyer ka tashmë dhjetë vjet që e mbështet nismën e binjakëzimit, e cila u kurorëzua më në fund në prill të këtij viti.

Ai është një nga përkrahësit e hershëm të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës dhe  mbrojtësit më energjikë të integritetit territorial të Kosovës. Në intervista dhe fjalime të ndryshme ai është shprehur gjithmonë kundër tezës së ndryshimit të kufijve dhe ka bërë thirrje thuajse në çdo fjalim të mbajtur në Bundestag për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet ende refuzuese të BE-së. “Është në interes të Bashkimit Evropian që të mos i lërë dyert e hapura për aktorët e tjerë dhe të forcojë ndikimin e tyre”, argumentoi Beyer në  thirrjen e tij më të fundit në Bundestag me rastin e zgjatjes së mandatit të KFOR-it, në qershor 2019.

Me gjithë dashamirësinë që ka për Ballkanin Perëndimor, ai nuk ngurron t’i thotë kritikat hapur: Qoftë të kërkojë në mënyrë të përsëriitur nga kosovarët heqjen e taksave 100 përqind për mallrat e Serbisë, qoftë duke ia bërë të qartë Serbisë, se parakushti i anëtarësimit të saj në BE është njohja e Kosovës. Kërkesa këto që nuk i dëgjojnë me dëshirë politikanët vendas.

Peter Beyer arriti të fitonte në garën për raportues për Kosovën në Këshillin Evropës duke sfiduar edhe konkurrentin e tij rus, Aleksey Kondratjev, i cili ende e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Me Kosovën Peter Beyerin nuk e bashkon vetëm Podujeva, dhe qëndrimi i tij pro pavarësisë së saj. Me kosovarët atë e bashkon edhe mirënjohja e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse Kosovarët që i janë mirënjohës superfuqisë përtej Atlantikut për çlirimin ndaj shtypjes së regjimit të Milosheviçit, edhe Beyer i është mirënjohës ShBA-së për përkrahjen që i dha procesit të Bashkimit të Gjermanisë. Javën e kaluar ai e shprehu këtë falënderim publikisht me një artikull me titullin “Faleminderit Amerikë!” në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

Prej vitit 2018 Beyer është i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike, duke shërbyer kështu si ndërlidhës në zgjidhjen e fërkimeve të shumta që ekzistojnë aktualisht mes administratës së Trumpit dhe qeverisë Merkel, një nga të cilat është padyshim edhe çështja e dialogut Serbi-Kosovë. Emërimi i Beyer-it si raportues për Kosovën në KE, e forcon pozitën e tij si vëzhgues dhe mediator të rëndësishëm në trekëndëshin Evropë-Ballkan-SHBA. /DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?