Rama: Zero taksë për automjetet me ndihma, gënjejnë ata që thonë të kundërtën

Rama: Zero taksë për automjetet me ndihma, gënjejnë ata që thonë të kundërtën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar ndaj diskutimeve të shumta taksës në Rrugën e Kombit. Rama tha se e tërë kjo është një gënjeshtër me “bisht”. Ai ka sqaruara për opinionin se Kompania që investon në Rrugën e Kombit e ka marrë përsipër “mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash”, ka […]

Rama tha se e tërë kjo është një gënjeshtër me “bisht”. Ai ka sqaruara për opinionin se Kompania që investon në Rrugën e Kombit e ka marrë përsipër “mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash”, ka shkruara Rama.

Ja statusi i plotë:

Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:

E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat☹️

Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!
Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.

Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe.

Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim?

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?