Rama: Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do luftë?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund ta heqë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa një marrëveshje me shtetet e tjera. Rama ka theksuar se Kurti nuk mund ta heqë kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, pasi ai me këtë mund të […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund ta heqë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa një marrëveshje me shtetet e tjera.
Rama ka theksuar se Kurti nuk mund ta heqë kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, pasi ai me këtë mund të hapet një luftë të re me Serbinë.
Ai po thotë se pa një marrëveshje me gjithë shtetet e tjera do të ishte një marrëzi.
“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luft?ë. Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, ka thënë Rama për Top-Channel.
Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.
Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidh këto dy shtete. Qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara edhe shumë marrëveshje me qëllim që të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve, por ende mungon një marrëveshje për lëvizje të lirë..
Shiko videon më poshtë rreth përplasjeve te fundit Rama – Kurti:
https://www.facebook.com/periskopi/videos/2396436967273741/












