Rama prezanton paketën “Anti- KÇK”, sulmon Metën: i çmendur

Përmes një postimi në rrjetin social, Edi Rama ka lajmëruar mbi prezantimin e paketën ‘anti -‘KÇK’ (Kap Ça të Kapësh) si dhe ka hedhur një sulm në drejtim të Presidentit Meta mbi akuzat e këtij të fundit për disa ambasadorë të huaj. Rama shkruan se nesër do të prezantojë një paketë speciale kundër atyre personave […]
Rama shkruan se nesër do të prezantojë një paketë speciale kundër atyre personave që ai i fut në grupin e KÇK-së (prokurorë, gjyqtarë e zyrtarë të tjerë të korruptuar dhe të lidhur me krimin). Kryeministri shton se ligji është bërë falë ndihmës së ekspertëve të huaj ‘të klasit të parë’.
“Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”-shkruan Rama.
Më tutje kreu i qeverisë hedh akuza në drejtim të Presidentit Meta duke thënë se sulmet e tij në drejtim të ndërkombëtarëve janë shembull i qartë i një politike mjerane.
“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi”-shkruan Rama.













