Rama: Do tundë themelet e çdo pasurie të krimit

Rama: Do tundë themelet e çdo pasurie të krimit

Platforma që do të prezantohet më 25 nëntor kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të tundë themelet mbi të cilat qëndron sot ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri, si dhe themelet e pasurisë. Sipas Ramës, krimi i organizuar është kthyer në një motiv […]

Platforma që do të prezantohet më 25 nëntor kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të tundë themelet mbi të cilat qëndron sot ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri, si dhe themelet e pasurisë.

Sipas Ramës, krimi i organizuar është kthyer në një motiv lufte politike.

“Kjo platformë do të jetë sfida e këtij Kuvendit dhe do e ndajë këtë sallë në ata që janë gati dhe në ata që nuk janë gati. Do të ndajë njëherë e mirë një histori të vjetër ku është përzjerë i njomi me të thatin dhe ku krimi i organizuar është kthyer nga një problem i përbashkët, në një motiv lufte politike. Nga një armik i përbashkët, në një aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijmësisht produktin e krimit për ta hedhur si mish të ngrodhur në oborrin tonë”, tha Rama.

Teksa fliste për grupin “KÇK”, Rama kaloi sërish te presidenti Ilir Meta, kundër të cilit po zhvillohej seanca e jashtëzakonshme në Kuvend.

“Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe i gjithë ky zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Ilir Meta dhe nga të gjithë ata që i përkasin fronit të mirënjohur qysh në ditën e parë kundër reformës në drejtësi, të marrë drejtimin e duhur dhe të marrë përgjigjen e duhur nga ne”, tha ai, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Më tej, Rama shtoi: “Kjo është koha kur përgjigjja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë, prokuror a gjykatës, është bashkuar me krimin”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?