Rama, debat me banorët: Unë nuk lëviz nga krevati kur bie tërmeti, është e shkruar ajo xhan, se më çmendët, më doli shpirti

Rama, debat me banorët: Unë nuk lëviz nga krevati kur bie tërmeti, është e shkruar ajo xhan, se më çmendët, më doli shpirti

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e së shtunës në Kombinat, ku tërmeti ka pësuar dëmtime të shumta në disa pallate. Ai ka shkëmbyer replika me disa qytetarë, të cilët, të stresuar nga situata e krijuar, nuk e kanë përmbajtur dot veten. ‘Si t’ja bëjmë, ku të emë, duam të emë”’, iu drejtua një banore, […]

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e së shtunës në Kombinat, ku tërmeti ka pësuar dëmtime të shumta në disa pallate.

Ai ka shkëmbyer replika me disa qytetarë, të cilët, të stresuar nga situata e krijuar, nuk e kanë përmbajtur dot veten.

‘Si t’ja bëjmë, ku të emë, duam të emë”’, iu drejtua një banore, Ramës.

“Eja me mua, të të çoj te qendra sociale, dhe të vë unë ne gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punojë truri si makinë e prishur pastaj”, iu përgjigj Rama.

Ndërsa një tjetër grua, që i ishtë dëmtuar shtëpia njëkatëshe, iu ankua Ramës se si do t’ia bëjë tani.

“Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë katunari që i kemi shtëpitë njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet. Ështe e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit e gjen te rruga, del aty, fap rrëshket te lëkura e portokallit”, tha Rama.

Një grua tjetër i kërkoi zgjidhje, duke iu ankuar se po rri jashtë me fëmijë të vegjël.

“Shko te qendra që është për këtë punë, pastaj do ta zgjidhim hap pas hapi. Ti do vish me mua tani, me gjithë vajzën, merre puthe atë dhe falendero Zotin, se 22 njerëz i futëm në dhe dje”, iu përgjigj Rama.

Por ajo iu ankua se nuk mund të shkojë me të, se është në punë.

“Me zor nuk të marr unë, unë te them eja me mua, për dore të çoj unë. Nëse nuk do, me zor nuk të marr”,  i tha Rama.

Ndërsa banorët e tjerë, iu ankuan për banesat.

“Do me lini ta mbaroj këtë fjalë, se ka shumë më keq se ju tani? Aman ore se më doli shpirti, u çmenda, nuk kam më fuqi, na lini të bëjmë analizën me inxhinierët, bëjëe apo nuk bëjnë godinat. Lërini, rrofsh, secili do rrojë sa e ka të shkrujt, nuk e gjen nga tërmeti, e gjen te rruga”, tha Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?