Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës nuk përfiton asgjë nga mini-shengeni

Kreu i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, thotë se ideja e minishengenit ballkanik që në nisje të saj ka dëmtuar Republikën e Kosovës. I ftuar në RTV Ora, ia thotë se Kosova ka nevojë të njihet dhe jo të nënkuptohet. Mustafa deklaron gjithashtu se efekti i minishengenit ballkanik te shqiptarët e Luginës së Preshevës është […]
Kreu i PDSH-së në Preshevë, Ragmi Mustafa, thotë se ideja e minishengenit ballkanik që në nisje të saj ka dëmtuar Republikën e Kosovës.
I ftuar në RTV Ora, ia thotë se Kosova ka nevojë të njihet dhe jo të nënkuptohet.
Mustafa deklaron gjithashtu se efekti i minishengenit ballkanik te shqiptarët e Luginës së Preshevës është zero.
Mustafa: Që në hapin e parë shihet se ka dëmtuar Kosovën. Këtë dinakëri që ka përdorur presidenti serb Vuçiç dinë ta bëjnë në kuzhinat e tyre që i kanë në Moskë. Nuk duhet të ndodhte takimi pa qenë prezent dhe autoriteti i qeverisë së Kosovës, qoftë i tanishmes, asaj në pritje, apo presidentit të Kosovës. Duhet të niste në një vend neutral dhe jo në Serbi. Serbia duhet të tregonte hapin e parë që njeh autoritetin institucional të Kosovës dhe jo me këtë dinakëri. Kosova ka nevojë të ndërkombëtarizohet, të njihet dhe jo të nënkuptohet. Serbia duhet të përafrojë hapat për njohjen e Kosovës, ta pranojë si parner të barabartë. Efekti i minishengenit ballkanik për shiptarët e Luginës së Preshevës është zero. Që tani në Maqedoni, Kosovë dher Shqipëri kalojmë me letërnjoftime.












