Ra në dashuri me rekrutuesin e saj, si u transformua Valbona në luftëtare të ISIS-it (foto)

Ra në dashuri me rekrutuesin e saj, si u transformua Valbona në luftëtare të ISIS-it (foto)

Makthi i Alvinit zgjati pesë vjet: në 2014-tën, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin “ e ISIS-it. Valbona, një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar me familjen në Barzago të Italisë, u tërhoq shumë nga videot e propagandës së Shtetit islamik […]

Makthi i Alvinit zgjati pesë vjet: në 2014-tën, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin “ e ISIS-it.

Valbona, një shtëpiake e thjeshtë, që ishte sistemuar me familjen në Barzago të Italisë, u tërhoq shumë nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj.

Deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin që ai të ndiqte fatin e tij e të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

Indoktrinimi nisi ngadalë, e Valbona filloi të mbante shami koke, si diçka që ne vetvete nuk kishte ndonjë gjë të keqe po të mos ishte vetëm shenja e parë e një transformimi të rrezikshëm.

Valbona kishte krijuar kontakte ne internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Përmes një agjencie udhëtimesh në Kosovë, thotë Corriere della Sera, ai i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin e më pas ajo nis nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit.

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi vuri këmbën në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës.

Ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: “ Për të vdekur kemi gjithsesi“. Në fakt ajo vdiq në Siri më vonë, gjatë një sulmi ajror.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?