Qeveria amerikane: Këto janë tërmetet e frikshme që po godasin botën aktualisht (Lista)

Mbi tridhjetë tërmete të tjera goditën Republikën e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme, dy prej të cilëve ishin të magnitudës së lartë dhe shkatërruan disa vende e lanë të vrarë mbi 20 vetë. Këto tërmete ishin mjaft të fuqishme që mbërrinin deri në 5 shkallë të Rihterit. Tërmeti më i fuqishëm ndodhi në ora 3 […]
Këto tërmete ishin mjaft të fuqishme që mbërrinin deri në 5 shkallë të Rihterit. Tërmeti më i fuqishëm ndodhi në ora 3 e 54 të mëngjesit e që arriti magnitudën 6,4 shkallë, dhe u ndje në nëntë vende tjera të rajonit, përfshirë Kosovën.
Ndërkohë, ekzistonte frika se tërmete tjera të fuqishme mund të godisnin Shqipërinë për të rrënuar ndërtesat ku struktura e disa ndërtesave ishte dëmtuar seriozisht, shkruan Periskopi.
Por, në faqen zyrtare të qeverisë amerikane që monitoron tërmetet në mbarë botën, del se Shqipëria tashmë nuk figuron mes vendeve që janë goditur nga tërmetet.

Tërmeti më i madh del të ketë ndodhur në Veri-perëndim të Platanos në Greqi dhe që kapi shkallën e 6 shkallëve të Rihterit.
Ndërkohë, tërmete të mëdha kanë ndodhur edhe në Papua New Guinea, Puerto Rico, Costa Rica e Tonga.
Sipas kësaj faqeje, tërmeti i fundit serioz që ka goditur Shqipërinë ndodhi në Durrës të Shqipërisë në orën 18 e 19 me 4,7 shkallë të Rihterit./Periskopi












