Qen vrasës i UDB-së: A është ky sulmi më i ulët i VV-së ndaj Isa Mustafës?

Vetëvendosje dhe LDK po shijojnë ndoshta marrëdhënien më të mirë ndër-partiake që prej pesëmbëdhjetë vitesh. Sidoqoftë, pika më e ulët e marrëdhënieve të tyre ishte aq e ulët, sa sulmet ishin tepër të rënda. Në këtë artikull po iu rikujtojmë një episod nga përplasjet e Vetëvendosjes me Qeverinë Mustafa në fund të 2016-s dhe fillim […]
Në këtë artikull po iu rikujtojmë një episod nga përplasjet e Vetëvendosjes me Qeverinë Mustafa në fund të 2016-s dhe fillim të 2017-s.
Mustafa si kryeministër nuk përtonte të shkëmbente akuza e kundërakuza të rënda me Vetëvendosjen, shkruan Periskopi. Madje, ai kishte kërkuar edhe hetim për financat e kësaj partie.
Kjo kishte bërë që Sami Kurteshi të revoltohej e t’i shkruante koment në faqen e tij në Facebook. Një koment të gjatë por domethënës ku Mustafën e quante “qen vrasës të ushtruar nga UDB-ja” e po ashtu edhe qeverinë e tij si qeveri fashiste.
“Mire është që Kryeministri te aktivizoje hundën e tij prej qeni vrasës te ushtruar nga udb-ja, për te hetuar armët e shpifura, sepse vrasjen e Astritit do ta hetojnë dhe zbulojnë ekspertet e pavarur ndërkombëtare! Kjo nuk do t’u lejohet hienave vrastare te kësaj qeverie fashiste!” – shkruante në koment ai.
Por, kush është Sami Kurteshi?
Sami Kurteshi ka një një karrierë të pasur në skenën politike kosovare duke punuar për shumë kohë si veprimtar kundër regjimit jugosllav, pastaj si avokat i popullit dhe si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, bagazhi politik e patriotik atij nuk iu vlerësua në zgjedhjet e 6 tetorit nga votuesit e Vetëvendosjes që kishin preferenca tjera.
Kurteshi është anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. /Periskopi













