Putin zotohet se do të vazhdojë zhvillimin e raketës me energji bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar se do të vazhdojë me zhvillimin e një rakete me energji bërthamore që besohet të ketë qenë shkaku i një aksidenti vdekjeprurës. Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë humbën jetën kur një motor i raketës shpërtheu në një varg provash në Detin e Bardhë në 8 gusht, shkruan BBC. […]
Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar se do të vazhdojë me zhvillimin e një rakete me energji bërthamore që besohet të ketë qenë shkaku i një aksidenti vdekjeprurës.
Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë humbën jetën kur një motor i raketës shpërtheu në një varg provash në Detin e Bardhë në 8 gusht, shkruan BBC.
Ekspertët e mbrojtjes mendojnë se ajo ishte pjesë e një rakete lundrimi me fuqi bërthamore.
“Sigurisht se do ta përsosim këtë armë pavarësisht çdo gjëje,” u tha Putin të vejave të viktimave.
Posedimi i “teknologjive të tilla është unik”. Në vetvete është një garanci e rëndësishme dhe e besueshme për paqen në planet”, shtoi Putin, përcjell Periskopi.












