Publikohen mesazhet e prokurores dërguar gjykatësve: Do t’ju shkund nga brekët

Publikohen mesazhet e prokurores dërguar gjykatësve: Do t’ju shkund nga brekët

“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”. Kjo është përmbajtja e SMS që prokurorja […]

“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”.

Kjo është përmbajtja e SMS që prokurorja maqedonase Vilma Ruskoska i ka dërguar gjykatësve të Apelit, të cilët liruan ish-prokuroren speciale Katica Janevën dhe dhanë urdhërin arrest shtëpie.

Gjykatësi Safet Kadriu, pjesë e Këshillit që liroi Janevën nuk dha komente para kamerave.

Mesazhi i Ruskoskës e ngriti në këmbë Apelin e Shkupit, ndërkohë që gjykatësit dolën me qëndrimin se sjellja e prokurores është një kërcënim i drejtpërdrejtë.

Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë dhe paushall rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”-thonë nga Gjykata e Apelit.

Ndonëse Apeli e dënoi sjelljen e Vilma Ruskoskës, Prokuroria publike në SMS-në e shefes së Prokurorisë dallon vetëm reagim emocional.

Avokatja e Katica Janevës shprehet se vendimi i Apelit është i ligjshëm, ndërsa sjellja e prokurores Ruskoskës është skandaloze.

Një panel prej tre anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Shkupit vendosi të martën pasdite që ish-prokurorja Speciale Katica të lirohet nga paraburgimi e të kalojë në arrest shtëpie.

Menjëherë pas këtij vendimi, ajo u mor, me kapuç mbi kokë dhe e prangosur, duke u çuar në banesën e djalit të saj, Llazarit, në qendër të Shkupit.

Janeva, i cili nuk mund të shihej, u ndoq nga një numër gazetarësh teksa po transportohej me furgon, por pa iu përgjigjur asnjë pyetje.

Gjyqi për aferën”Racket”, ajo e cila e çoi pas hekurave gruan e frikshme të anti-korrupsionit në politikë, është caktuar të fillojë në 3 dhjetor.

Ajo është nën akuzë për tërheqjen e 1.55 milion eurove nga një prej më të pasurve të Maqedonisë, Jordan Kamçev nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill, në këmbim të “lehtësimit të pozitës së tij” në çështjen e Prokurorisë Speciale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?