Publikohen emrat e 28 personave që humbën jetën nga tërmeti

Publikohen emrat e 28 personave që humbën jetën nga tërmeti

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar listën me emrat e 28 personave që janë konfirmuar deri tani të vdekur nga tërmeti i fuqishëm i orëve të parë të së martës që goditi vendin, ndërsa të tjerë dyshohet të jenë ende nën rrënoja. “Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari […]

“Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë. Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu siç ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar. Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve ndërkombëtare, qytetarëve shqiptarë, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para. Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, që lënë pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot”.

“E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti për jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, tha ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në Durrës kanë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç

2- Esiela Karanxha, 8 vjeç

3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4- Sadik Qato, 85 vjeç

5- Isah Abazi, 29 vjeç

6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7- Eviola Broshka, 28 vjeç

8- Kristi Reçi, 24 vjeç

9- Sehadete Lala, 79 vjeç

10- Djena Karanxha

11- Eduart Reçi

12- Shemsedin Abazi

Në Thumanë:

1. Ariela Lala 4 vjeç

2. Bukurije Leka

3. Erisa Cara

4. Fatmira Cuka 44 vjeç

5. Selvie Lala 77 vjeç

6. Saimir Greku

7. Kristjan Preçi 26 vjeç

8. Sardi Cuka 18 vjeç

9. Hajrie Vata 65 vjeç

10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

11. Drita Cakoni 58 Vjeç

12. Pëllumb Greku 57 Vjeç

13. Çelike Grupieku 57 Vjeç

14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç

15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën./A2/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?