Presioni politik pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presioni politik pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

20 vite nga mbarimi i luftës së viteve 98-99 në Kosovë, numri i të zhdukurve vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave në Komisionin qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 643 personave. Kryetari i këtij komisioni thotë se duhet presioni i bashkësisë ndërkombëtare, që […]

20 vite nga mbarimi i luftës së viteve 98-99 në Kosovë, numri i të zhdukurve vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave në Komisionin qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 643 personave.

Kryetari i këtij komisioni thotë se duhet presioni i bashkësisë ndërkombëtare, që Serbia të japi informacionet që ka lidhur me varrezat masive, ndërsa koordinatorja për Kosovën në komisionin serb thotë se bashkëpunimi është rritur, megjithëse e pranon se mund të bëhet më shumë.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, i kërkoi Serbisë t’i japi informacionet që ka për të zhdukurit gjatë luftës së viteve 98-99.

“Çështjen e personave të zhdukur e mbajnë peng edhe çështjet politike. Ne në Kosovë mendojmë se Serbia, ka të dhëna dhe informata të sakta, për vendndodhjen e varrezave masive. Ndoshta për raste individuale dhe të veçanta jo, por për të gjitha vrasjet masive ka të dhëna sepse është punuar me sistem dhe me program”, tha ai.

Koordinatorja për Kosovën në komisionin qeveritar serb për të zhdukurit, Vesna Boshkoviç tha për Zërin e Amerikës se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ofruar informacione, megjithëse e pranon se duhet bërë më shumë.

“Ekziston mundësia dhe mekanizmi i bashkëpunimit, sepse ne e shohim këtë si një çështje humanitare dhe kurrsesi politike. Gjatë tërë këtyre viteve, të gjitha akuzat bëhen në adresë të Serbisë, që duhet të hapë arkivat e policisë dhe ushtrisë. Që nga viti 2005 kur ekziston grupi punues, ne i kemi dorëzuar Prishtinës përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, më shumë se 2 mijë e 500 dokumente që kanë të bëjnë me varrezat, me harta e skica që mund të ndihmojnë. Në bazë të atyre dokumenteve, shumë vende janë zhvarrosur dhe janë gjetur shumë trupa. Natyrisht gjithmonë mund të bëhet më shumë dhe pajtohemi se nuk janë hapur të gjitha arkivat. Por, jemi në rrugë të mirë dhe vetëm duhet më shumë vullnet nga të dyja palët”, tha Vesna Boshkoviç nga Komisioni i të zhdukurve në Serbi.

Numri i personave të zhdukur është 1 mijë e 643 persona. Zoti Gjetaj tha se numri i madh tregon se nuk është bërë mjaftueshëm për zbulimin e rasteve. Prandaj kërkon angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar.

“Duhet një presion i madh nga bashkësia ndërkombëtare, ta detyrojë Serbinë që së pari të tregojë për vendndodhjen e të gjithë atyre të cilët mungojnë dhe pastaj për hapa të mëtutjeshëm. Sepse s’mund të kalohet mbi këtë dhimbje, mbi këtë ankth. As institucionet as ne si shoqëri nuk mund të bëjmë llogari dhe hesape si thotë populli në kurriz dhe në dhembjen e të tjerëve”, tha zoti Gjetaj për Zërin e Amerikës.

Këto komente u bënë gjatë vizitës së përfaqësuesve të vendeve të ish Jugosllavisë në ShBA, program ky i financuar nga departamenti amerikan i shtetit.

Përvoja e marrë këtu i ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor të mësojnë nga praktikat amerikane, për mënyrat e reja të zbulimit të varrezave masive dhe identifikimin e personave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?