Presidenti Macron sulmon NATO-n dhe ShBA-në: Secili shtet të vlerësojë sigurinë e vet

Emmanuel Macron ka thënë që Nato është në agoninë e një “vdekjeje të trurit” dhe vendet evropiane nuk mund të mbështeten në ShBA-në për t’i mbrojtur aleatët. “Ajo çka po përjetojmë së fundi është vdekja trurore e Nato-s,” ka thënë presidenti francez për the Economist në një intervistë. “Ju nuk keni kurrfarë koordinatash çfarëdo qoftë […]
“Ajo çka po përjetojmë së fundi është vdekja trurore e Nato-s,” ka thënë presidenti francez për the Economist në një intervistë. “Ju nuk keni kurrfarë koordinatash çfarëdo qoftë të vendim-marrjes strategjike mes ShBA-ve dhe aleatëve të Nato-s. Asnjë hiç. Ju jeni aksione të pakoordinuara agresive nga një tjetër aleat i Nato-s, Turqia, në një zonë ku interesat tona janë në pikëpyetje.”
I pyetur nëse besonte në “mbrojtje kolektive” në nenin pesë të traktatit themeltar të NATO-s, sipas të cilit sulmi ndaj një aleati është sulm ndaj të gjithë aleatëve, Macron u përgjigj “Nuk e di”, përcjell Periskopi.
Vënia në pyetje e efektshmërisë së Nato-s nga presidenti francez dhe sugjerimi se 29 vendet anëtare të saj duhet të rivlerësojnë situatën e sigurisë së tyre vjen në kohën kur po pritet mbajtja e një samiti kyç me liderët botërorë përfshirë Donald Trumpin.
Ai tha që Washingtoni po tregonte shenja se “po na e kthente shpinën”, siç u demonstrua me vendimin e tij për t’i tërhequr trupat amerikane nga veriu i Sirisë dhe për t’i braktisur aleatët kurdë në muajin e kaluar.
Macroni u shpreh i pakënaqur nga paaftësia e Nato-s për të reaguar ndaj ofensivës turke. /Periskopi












