Polonia reagon me tërbim ndaj Netflixit për një film: Po e shtrembëroni historinë

Kryeministri i Polonisë i ka shkruar letër kompanisë Netflix duke insistuar që të ndryshohet filmi dokumentar “The Devil Next Door” [Djalli komshi] që ka të bëj me kampet naziste të vdekjes. Mateusz Morawiecki tha që një hartë e shfaqur në serial i vendos kampet e sotme brenda kufijve të Polonisë së sotme. Kjo keqparaqet Poloninë […]
Mateusz Morawiecki tha që një hartë e shfaqur në serial i vendos kampet e sotme brenda kufijve të Polonisë së sotme.
Kjo keqparaqet Poloninë duke e bërë përgjegjëse për to, kur në fakt ishte okupuar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë z.Morawiecki, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Netflixi i tha Reutersit se ishte i ndërgjegjshëm për shqetësimet në lidhje me dokumentarin.
Gjermania naziste e kishte pushtuar Poloninë në vitin 1939, gjë e cila e shënjoi edhe fillimin e luftës më të frikshme në periudhën moderne të njerëzimit.
Gjermanët ndërtuan kampe të përqendrimit, një prej të cilëve ishte edhe Auschwitzi, duke vrarë miliona njerëz, shumica prej të cilëve hebrej.
Morawiecki tha në letër për drejtorin ekzekutiv të Netflixit që ishte e rëndësishme të nderohej kujtimi dhe të ruhej e vërteta për Luftën e Dytë Botërore dhe për Holokaustin. /Periskopi












