Policia sot shkatërron disa armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjnë shkatërrimin e një sasie të armëve. Në një njoftim për media Policia bën të ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohen një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjnë shkatërrimin e një sasie të armëve.
Në një njoftim për media Policia bën të ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohen një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore.
Sipas policisë, kjo do të bëhet me fillim nga ora 10:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë./Periskopi/












