Policia për Periskopin: Ja ku e gjetëm Remzije Mustafën

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Periskopin gjetjen e Remzije Mustafës, gruas nga Prishtina e cila ishte zhdukur që nga data 6 tetor, transmeton Periskopi. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se gruaja është gjetur në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, e në Fushë-Kosovë siç ishte raportuar. ‘’Policia në ora 20:26, në një […]
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se gruaja është gjetur në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, e në Fushë-Kosovë siç ishte raportuar.
‘’Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim’’/PERISKOPI/.












