Podujeva mobilizohet për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë ka nisur aksioni për grumbullimin e ndihmave për personat e prekur nga tërmetet në Shqipëri. Me këtë rast, organizatorët kanë apeluar që të solidarizohen duke ndihmuar me veshmbathje, ushqim dhe të gjëra të tjera të nevojshme. Iniciativë të tillë për ditën e nesërme do ta nisin me mëngjes edhe […]

Me këtë rast, organizatorët kanë apeluar që të solidarizohen duke ndihmuar me veshmbathje, ushqim dhe të gjëra të tjera të nevojshme.

Iniciativë të tillë për ditën e nesërme do ta nisin me mëngjes edhe tifozët e Llapit përpara stadiumit të qytetit, Zahir Pajaziti.

“Tërmeti që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme na ka prekur të gjithë neve. Lutemi për të shpëtuarit nga fatkeqësia dhe shprehim ngushëllimet për të vdekurit. Ne si kryesi e “Legjendave” kemi marrur vendim që të jemi në ndihmë të kombit shqiptar, andaj nesër duke filluar në ora 10:00 të mëngjesit tek hyrja e stadiumit kush ka mundësi dhe në çfarë do mënyre që dëshiron të kontribuoj që sadopak t’ua lehtësojmë gjendjen të prekurve nga tërmeti. Njëherit njoftojmë se autobusi me gjërat dhe ndihmat e juaja do niset nesër në ora 18:00 për në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e tifo grupit llapjan.

Duhet përkujtuar se qytetarë të shumtë kanë shprehur gatishmërinë që të kontribuojnë dhe t’u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmetet.

Ndërkohë drejt Shqipërisë janë dërguar për ndihmë edhe Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Tërmeti i sotëm në Shqipëri prej 6.3 ballë të Rihterit është më i fuqishmi në 30 vjetët e fundit./Llapi.info

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?