Planifikohet zbatimi i Ligjit për paga pa sistematizimin e vendeve të punës

Planifikohet zbatimi i Ligjit për paga pa sistematizimin e vendeve të punës

Qeveria e Kosovës planifikon të vërë në zbatim Ligjin e ri për Paga pa u bërë sistematizimi i vendeve të punës. Ky proces nuk është realizuar, ndonëse Ekzekutivi kishte 9 muaj në dispozicion që të miratonte rregulloren për standardizimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, që do të derivonin nga ky […]

Në këtë ministri shpresojnë që deri në dhjetor të formohet Qeveria e re dhe ajo të nënshkruajë 11 projekt-rregulloret që tashmë janë gati, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë se Ligji për paga do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori dhe se të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës do t’i marrin ato mbi bazën e ligjit të ri, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Është detyrim ligjor dhe prej datës kur kalkulohet me koeficient të ri, të gjithë të punësuarit do t’i marrin pagat mbi bazën e ligjit të ri, dhe ky do të jetë muaji dhjetor i këtij viti”, ka thënë për gazetën zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini. Sipas tij, mjetet financiare janë në buxhet dhe masa e pagave është e mjaftueshme dhe e buxhetuar për mbulimin e kësaj kostoje financiare.

Megjithatë, asnjëri nga institucionet nuk ka sqaruar se si do të fillojë zbatimi i ligjit pa u bërë sistematizimi i vendeve të punës. Një gjë e tillë ka krijuar edhe paqartësi tek të punësuarit, të cilët nuk kanë informata se çfarë pagash do të kenë pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Në MAP kanë thënë për gazetën se grupet për sistematizimin e vendeve të punës bazuar me ligjin e ri formohen pas miratimit të akteve nënligjore për legjislacionin e ri nëAdministratën Publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?