“Petrol Company” në këto ditë të ftohta siguron strehën për familjen Blaka

“Petrol Company” në këto ditë të ftohta siguron strehën për familjen Blaka

Në një shtëpi që nuk i plotëson as nevojat elementare, jeton në varfëri dhe mjerim të skajshëm familja e Asmir Bajram Blaka nga qyteti i Pejës. Për pesë anëtarët e kësaj familje, ushqimi dhe nevojat e tjera bazike sigurohen me të ardhura nga ndihmat sociale. Kryefamiljari Asmir Bajram Blaka  baba i tre fëmijëve, thotë se si […]

Për pesë anëtarët e kësaj familje, ushqimi dhe nevojat e tjera bazike sigurohen me të ardhura nga ndihmat sociale.

Kryefamiljari Asmir Bajram Blaka  baba i tre fëmijëve, thotë se si i papunë  mezi arrin të sigurojnë kafshatën e gojës dhe brengë kryesore ka sigurimin e një shtëpie për fëmijët e tij.

Problemet me zemër  dhe kurriz po e pengojnë atë që të punojnë dhe të sigurojë bukën dhe një strehë të sigurt.

“Për momentin jo për shkak se nuk kam shkollë të kryer edhe shkaku i shëndetit kam pasur problem me zemër, me unaza, i kam edhe dokumentet nuk janë private por janë të spitalit…Kjo është shtëpi e huaj, jetoj me qira, shoqata “Edhe unë dua të jetoj” në krahë me Avdullah Bytyqin një qira me na pagua këtu solide, por siç e shihni edhe këtu kushtet janë të mjerueshme”, tha Blaka.

Mes lotësh Blaka tregon se truallin për ndërtimin e një shtëpie e ka siguruar falë mjeteve që njerëzit vullnetmirë i kanë ndarë për të, teksa kërkesa e tij e vetme është një kulm mbi kokë për familjarët e tij.

“Bëj apel kushdo që mundet hatri i këtyre fëmijëve edhe shtëpinë me na e bë…Djali dhe vajza shkojnë në shkollë…Më shumë u kujdes shkolla për këto punë për veshje populli”, tha Blaka.

E dielli në mes të dimri ngrohu për familjen Blaka kur në kuadër të kampanjës  “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, kompania e derivateve “Petrol Company” zgjodhi këtë familje ta gëzojë me ndërtimin e shtëpisë.

KosovaPress nga afër ka parë punimet për ndërtimin e shtëpisë së familjes.

Tejet i gëzuar  që më në fund do ketë një shtëpi për fëmijët dhe bashkëshorten e tij u shpreh kryefamiljari, Asmir Bajram Blaka.

Blaka derisa falënderon ata që kontribuuan ndërtimin e kësaj shtëpie tha se është mrekulli që deri dje nuk kishte asnjë shpresë për strehë, ndërsa sot ai e gëzon atë.

“Pa asnjë kosh që thonë me ardhur deri tek kjo shtëpi e mrekullueshme është mrekulli për mua dhe familjen time. Falënderoj zotërinë Jusaj, kryetarin e Pejës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e truallit, për ndërtimin e shtëpisë zotërinë Jusaj”, u shpreh Blaka.

E zonja e shtëpi, Figene Blaka  në mes emocionesh e lotësh thotë është e lumtur që më në fund ka një strehë në këto ditë dimri.

“Shumë mirë po ndihem. Allahu iu shpërbleftë atyre, të cilët kanë hedhur një cent për ne dhe u bë kjo shtëpi…Faleminderit atyre që janë munduar për këtë shtëpi  me na e bë neve dhe një faleminderit Petrol Company”, tha ajo.

Lumturia dhe gëzimi u pa edhe në fytyrat e fëmijëve, të cilët nga sot tashmë do ta kenë dhomën e tyre ku do të kalojnë netët dhe ditët e ftohta, ku do mund të mësojnë e të luajnë.

E udhëheqësit e kësaj kompanie patën edhe disa dhurata simbolike për vajzën dhe dy djemtë e Asmir Bajram Blakës.

Në ceremoninë  e dorëzimit të çelësave të shtëpisë drejtori i kompanisë së derivateve “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj tha se kanë arritur të sigurojnë një kulm mbi kokë për familjen Blaka, e cila ka qenë në nevojë.

Derisa dje Shqipëria u godit nga tërmetet që sollën dhjetëra  të vdekur dhe qindra të lënduar e dëme të mëdha, Jusaj shprehu keqardhjen e tij për këtë fatkeqësi natyrore dhe se ftoi të gjithë që t’i ndihmojnë vëllezërit shqiptar.

Jusaj njoftoi se kjo kompani që nga dita e djeshme ka ofruar edhe 10,000 litra derivate për transport. Ndërsa për familjen në nevojë ka ofron strehim për 4 familje. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë shprehur vullnet për të dërguar ndihma, të drejtohen në të gjitha pikat e “Petrol Company” për t’i siguruar derivatet e transportit pa pagesë, më hollësisht në telefonin 0800 800 89.

I pari i “Petrol Company”, përveç klientëve falënderoi edhe udhëheqësin e komunës së Pejës për krijimin e infrastrukturës për ndërtimin e shtëpisë për familjen Blaka.

“Jemi këtu për t’i dorëzuar shtëpinë për ta siguruar kulmin mbi kokë për Asmir Bajramit Blaka, familja e të cilit ka qenë familje nevojtare ne jemi shumë të lumtur që kemi pasur mundësi të bëjmë një gjest të tillë human edhe pse sot jemi të mërzitur dhe të dëshpëruar me rastin e tërmetit në Shqipëri me dëmet dhe viktimat e vëllezërve tanë. Ku edhe shfrytëzoj rastin që tu bëjë ftesë të gjithë atyre që kanë mundësinë dhe vullnetin përveç institucioneve të gjenden pranë vëllezërve tanë”, tha Jusaj.

I lumtur që tashmë në qytetin që ai e udhëheqë ka një familje më pak që jeton pa kulm mbi kokë është edhe i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili për familjen e Asmir Bajram Blakës ka uruar të gjitha mirat.

“Falënderojmë zotërinë Jusaj për ndihmën  e madhe që e ka dhënë në ndërtimin e kësaj shtëpie dhe Asmirit i dëshirojmë jetë të lumtur dhe të qetë”, tha Muhaxheri.

Petrol Company vazhdon me kampanjën e saj humanitare ku do të ndërtojë edhe katër shtëpi tjera për t’i strehuar edhe katër familje në nevojë. Kurse, deri tani kjo kompani në bashkëpunim me klientët e saj ka ndërtuar 4 shtëpi e në ndërtim e sipër është edhe shtëpia e pestë, e cila shumë shpejt do i dorëzohet familjes në nevojë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?