Përfundimtare: Vjosa Osmani i mori 176 mijë vota, dridh Albin Kurtin e VV-së

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, del se ka fituar edhe më shumë vota se sa që u tha para disa javësh. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, del se Vjosa Osmani ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje. U raportua nga vetë LDK se kandidatja e tyre i kishte marrë 162 mijë […]

U raportua nga vetë LDK se kandidatja e tyre i kishte marrë 162 mijë vota. Ose rreth 20 mijë më shumë se Albin Kurti në zgjedhjet e vitit 2017. Por, del se ajo ka marrë 14 mijë më shumë në total, ose 176 mijë vota gjithsej.

Kurti në anën tjetër po ashtu ka thyer rekordin e tij me 183 mijë e 868 vota të fituara. Dallimi mes dy kandidatëve është vetëm 7 mijë e kusur, shkruan Periskopi.

Aktivistët e Vetëvendosjes vazhdimisht kishin thënë se dallimi mes dy kandidatëve ishte rreth 20 mijë vota, por rezultatet përfundimtare të KQZ-së nuk e realizojnë një pritje të tillë.

LDK-ja nuk ka pasur asnjëherë një kandidat për kryeministër më të votuar se zonjën Osmani Sadriu.

Nuk dihet nëse kjo befasi do të ketë ndonjë ndikim në negociatat mes dy partive për të formuar koalicionin qeveritar. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?