Pejë: Vetura përfundon në një lokal, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës. Mësohet se një veturë ka humbur drejtimin nga shpejtësia e madhe dhe ka përfunduar brenda një lokali. Në këtë aksident janë shkaktuar dëme të mëdha. Përveç kësaj, jozyrtarisht mësohet se tre persona janë lënduar nga ky aksident trafiku.













