PDK e treta por Kadri Veseli merr 16 mijë vota më shumë se në vitin 2017

Partia Demokratike e Kosovës e njohur me akronimin PDK për herë të parë pas 11 vitesh nuk do të jetë pjesë e Ekzekutivit në Kosovë. Pavarësisht se deklaronin që do të fitonin, kjo parti doli e treta në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Por, nuk ka vetëm lajme të këqija për PDK-në e Veselit. […]
Por, nuk ka vetëm lajme të këqija për PDK-në e Veselit. Del se ristrukturimi i partisë ka dhënë rezultate pozitive te elektorati i saj, pasi që disa figura të reja kanë marrë rezultate inkurajuese.
Uran Ismaili, ish ministri i shëndetësisë, është vlerësuar e bërë në këtë sektor dhe i mori 28 mijë e 250 vota. Ndërkohë, deputetja më e votuar e kësaj partie do të jetë Eliza Hoxha me 9 mijë e 303 vota.
Po ashtu, si deputete do të jenë edhe Besa Ismaili Ahmete e Valdete Idrizi.
Ndërkohë, vetë Kadri Veseli ka arritur ta rris votën e tij duke i fituar 146 mijë vota ndërkohë që në vitin 2017 i kishte 129 mijë.
Duket se Veseli ka filluar ta konsolidojë pushtetin e tij brenda kësaj partie. /Periskopi












