Pavlopulos: Greqia si urë mes Kinës dhe BE’së

Pavlopulos: Greqia si urë mes Kinës dhe BE’së

Greqia mund të shërbejë si urë midis Lindjes dhe Perëndimit, deklaroi sot presidenti grek Prokopios Pavlopulos në një intervistë për gazetën kineze ”People’s Daily”, pak para mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Greqi. “Greqia mund të kontribuojë në mirëkuptimin e ndërsjellë mes Kinës dhe BE-së”, shtoi ai. ”Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kinës janë përmirësuar […]

“Greqia mund të kontribuojë në mirëkuptimin e ndërsjellë mes Kinës dhe BE-së”, shtoi ai.

”Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kinës janë përmirësuar që nga vizita e fundit e kryeministrit Qiriakos Micotaqis, në Shangai, por kanë fituar një natyrë strategjike që nga viti 2006”, theksoi Pavlopulos.

Duke iu referuar konglomeratit ”Cosco”, me qendër në Kinë, aksioneri kryesor në Autoritetin Portual të Pireut dhe terminalin e kontejnerëve, Pavlopulos theksoi se projekti qëndron për një marrëdhënie reciproke, të dobishme mes dy vendeve.

“Greqia është bërë një qendër transporti për produktet, ndërsa Kina ka fituar akses në tregjet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

”Grekët e kuptojnë dhe vlerësojnë rolin e dialogut kulturor dhe respektojnë kulturën e vendeve të tjera. Të dy vendet e kuptojnë rolin e rëndësishëm që mund të luajë kultura në reduktimin e mosmarrëveshjeve midis popujve”, deklaroi presidenti grek.

Duke shprehur admirim për arritjet e Kinës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në reformat dhe luftën kundër varfërisë, Pavlopulos theksoi se presidenti Xi Jinping është një lider botëror, i cili e bëri Kinën të ndihet krenare për arritjet e saj.

”Bazuar në madhësinë dhe pasurinë e kapitalit njerëzor, Kina ka arritur ritme të larta zhvillimi dhe ka ndërmarrë nisma globale që e vendosin atë në qendër të ngjarjeve aktuale”, shtoi Pavlopulos

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?