Pas takimit me Mustafën, Kurti tregon se kur do të finalizohet marrëveshja LVV-LDK

Kryetari i VV-së, Albin Kurti foli para medieve menjëherë pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Periskopi. Ai u zotua se vetëm një orë pasi të certifikohen zgjedhjet janë marrë vesh që të takohen dhe të vendosin për koalicionin. “Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, meqë rast në të njëjtën kohë […]
Ai u zotua se vetëm një orë pasi të certifikohen zgjedhjet janë marrë vesh që të takohen dhe të vendosin për koalicionin.
“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, meqë rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese që po e harmonizojnë programin qeverisë.
Në diskutuam për procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 6 tetorit. U morëm vsh që një orë pas certifikimit të rezultatit do të takohemi në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen për të koalicion në mënyrë që për dy apo tri ditë, brenda 72 orëve, apo më pak se 100 orëve, marrëvshjen për Qeverisjen e re. Ndërkohë do të vazhdojnë trakimet sikur ky dot, mes grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverisës., u shpreh Kurti. /PERISKOPI












