Pas dorëheqjes së Maxhunit, Bajqinovci i VV-së kërkon dorëheqje tjera

Mefail Bajqinovci aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje pak kohë pasi kryeministri Haradinaj kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit. Megjithatë, sipas rezultateve preliminare ai del se ka fituar ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ish gazetari i Kohavizionit, së fundi ka publikuar një status në Facebook pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit […]
Ish gazetari i Kohavizionit, së fundi ka publikuar një status në Facebook pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Mirë është mos prit muajin dhjetorin kur fillon dimri edhe shumë tjerë?,,,,,,,” – ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e Facebookut.

Përmes figurës ku shpreh ngazëllimin për një veprim të tillë nga Maxhuni, arsyet e të cilit mbeten ende të panjohura, Bajqinovci ka vendosur edhe disa presje që janë të pakuptueshme.
Nuk dihet as se prej kujt Bajqinovci i Vetëvendosjes pret dorëheqje nga pozitat institucionale në vend.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kritikuar emërimet politike në institucione të vendit dhe ka premtuar se një praktikë të tillë nuk do ta bëj. /Periskopi












