Pas dorëheqjes nga posti i Presidentit, Morales pranon azil politik në Meksikë

Evo Morales ka pranuar një ofertë për azil politik në Meksikë, një ditë pasi dha dorëheqje si president I Bolivisë, në mes protestave për mashtrim në zgjedhje. Përmes twitterit, Morales tha se është e dhimbshme që të largohet nga Bolivia, por se do te kthehet me më shumë forcë dhe energji, shkruan BBC. Ministri i […]
Evo Morales ka pranuar një ofertë për azil politik në Meksikë, një ditë pasi dha dorëheqje si president I Bolivisë, në mes protestave për mashtrim në zgjedhje.
Përmes twitterit, Morales tha se është e dhimbshme që të largohet nga Bolivia, por se do te kthehet me më shumë forcë dhe energji, shkruan BBC.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, konfirmoi që Morales kishte hipur në një aeroplan të qeverisë meksikane.
Ndërkohë, komandanti ushtarak i Bolivisë urdhëroi trupat të mbështesin policinë që janë përleshur me mbështetësit e Morales, përcjellë periskopi.
Rreth 20 persona u raportuan të plagosur në përleshje.













