Partitë politike dhe kandidatët për deputet që kanë paraqitur ankesat në PZAP

Partitë politike dhe kandidatët për deputet që kanë paraqitur ankesat në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019. PZAP-i i ka pranuar 53 ankesa të bazuara, ku në 52 prej tyre ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. […]

PZAP-i i ka pranuar 53 ankesa të bazuara, ku në 52 prej tyre ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndryshe në vendimin A386-2019 të PZAP-it janë bërë të ditura ankesat e parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputet.

Në vendim thuhet PZAP-i ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga subjekti politik Samostalna Liberalna stranka (SLS).

Po ashtu sipas vendimit PZAP ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga disa deputetë të subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Apelet e paraqitura në PZAP janë: nga kandidati për deputet Hysni Gërguri, nga kandidati për deputet Adem Salihaj, nga kandidati për deputet Muharrem Sfarqa, nga kandidatja për deputete Besa Beqiri Zejnullahu, nga kandidati për deputet Xhavit Uka, nga votuesi Agji Kurtaj, nga votuesi Selajdin Kurtaj, nga kandidati per deputet Visar Hoti, nga kandidati per deputet Florian Dushi, shkruan Telegrafi.

Në vendim të PZAP-it thuhet se edhe disa kandidatë për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë parashtruar apele.
Këto apele të paraqitura janë: nga kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku, nga kandidatja për deputete Kosovare Murseli, nga kandidati për deputet Elmi Reqica, nga kandidati për deputet Gazmend Bytyqi si dhe nga votuesi Ervin Shabani.

PZAP ka pranuar edhe apelet nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si nga kandidatja për deputete Arjeta Rexhepi, nga kandidati për deputet Sylejman Meholli, si dhe apeli Anr.484/2019 i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Ndësa PZAP-i ka pranuar pjesërisht të bazuar apelet e paraqitura nga nga kandidatja për deputete Duda Balje nga Koalicioni Vakat. Po ashtu  PZAP ka pranaur pjesërisht të bazuar apelin e paraqitur nga subjekti politik koalicioni NISMA-AKR-PD, dhe nga subjekti politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE).

Ndryshe në këtë vendim të PZAP-it janë paraqitur edhe arsyetimet se përse janë pranuar këto apele nga subjektet politike dhe kandidatët e lartëcekur.

PZAPi thekson se kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa sipas nenit 118 par.4 të LZP-së, në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda 24 orëve, nga momenti i marrjes së pranimit të këtij vendimi.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor.

Kjo është bërë e ditur  nga Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së në një konferencë për media.

Ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet që e obligojnë këtë institucion.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?