Partia Laboriste në Britani pëson sulm kibernetik të shkallës së lartë

Partia Laboriste ka përjetuar një “sulm kibernetik të shkallës së lartë e të sofistikuar” mbi sistemet e saj digjitale nga burime të panjohura. Kështu ka thënë kjo parti duke shtuar se ka bindjen që sistemet e sigurisë do t’i mbrojnë të dhënat duke mos lejuar rrjedhjen e tyre, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Zyrtarët partiakë […]
Partia Laboriste ka përjetuar një “sulm kibernetik të shkallës së lartë e të sofistikuar” mbi sistemet e saj digjitale nga burime të panjohura.
Kështu ka thënë kjo parti duke shtuar se ka bindjen që sistemet e sigurisë do t’i mbrojnë të dhënat duke mos lejuar rrjedhjen e tyre, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Zyrtarët partiakë e raportuan sulmin në Qendrën Kombëtare për Siguri Kibernetike, agjencinë qeveritare që mbështet dhe këshillon organizatat në raste të tilla.
Laboristët nuk treguan se cila platformë digjitale ishte targetuar, por bëhet e ditur se disa prej tyre kishin të bënin me zgjedhjet dhe fushatën.
Kjo parti për zgjedhjet e 12 dhjetorit si kandidat për kryeministër e ka Xheremi Korbinin [Corbyn]. /Periskopi












