Para një muaji VV’ja kundërshtonte votat e ardhura nga Serbia, sot i mbron ato

Para një muaji VV’ja kundërshtonte votat e ardhura nga Serbia, sot i mbron ato

Tre anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e PZAP-it, që urdhëronte KQZ-në të hiqte nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia, shkruan Periskopi. Me këtë vendim të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje humbë 3 deputet, ndërsa këta deputet do të […]

Me këtë vendim të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje humbë 3 deputet, ndërsa këta deputet do të zëvendësohen me ata të Nismës, parti kjo e cila kalon pragun zgjedhor dhe hyn në Kuvend me 6 deputet.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e VV-së, tha se tre kandidatët  e tyre (Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni), të cilët pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishin verifikuar si deputetë të Parlamentit, do t’i mbrojnë mandatet dhe t’i refuzojnë pazaret e PZAP-së.

“Vetëm pazari i PZAP-it u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetet vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht. Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë të shpallur nga KQZ-ja si deputetë të listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Por, Lëvizja Vetëvendosje dikur i ka quajtur “të kundërligjshme”, votat e ardhura nga Serbia në Kosovë, përmes zyrës ndërlidhëse të Serbisë, e jo me postë ashtu siç e parasheh ligji.

Kështu thuhet në reagimin e tyre të bërë me datën 13 tetor të këtij viti.

Ata kishin thënë po ashtu se këto vota duhet të refuzohen.

Më poshtë keni reagimi e plotë të Vetëvendosjes, postuar në facebook më 13 tetor 2019. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?