Papa Françesku krahason martesën me burg

Papa Françesku i cili shquhet për shakatë e tij, ka bërë një të tillë derisa ishte rrugës për në Tajlandë. Ai ka krahasuar martesën me burgun, shkruan Rusia Today, përkthen Periskopi. Kjo ndodhi kur gjatë rrugës për të takuar patriarkun suprem budist në Tajlandë, Papa pati biseda joformale me anëtarë përcjellës të papatit. Ndërkohë, në […]
Papa Françesku i cili shquhet për shakatë e tij, ka bërë një të tillë derisa ishte rrugës për në Tajlandë. Ai ka krahasuar martesën me burgun, shkruan Rusia Today, përkthen Periskopi.
Kjo ndodhi kur gjatë rrugës për të takuar patriarkun suprem budist në Tajlandë, Papa pati biseda joformale me anëtarë përcjellës të papatit. Ndërkohë, në mesin e përcjellësve – siç ndodh zakonisht – kishte edhe gazetarë.
RT shkruan se një gazetare francize bisedoi me Papa Fraçeskun për nervozën dhe për hamendësimet që kishte pak ditë para martesës.
“Kur do të shkosh në burg”- e ka pyetur Papa gazetaren franceze. ‘Kjo është formula për t’i hequr dilemat’, ka thënë tutje ai./Periskopi/












