Panxha: Reciprocitet nënkupton jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë

Panxha: Reciprocitet nënkupton jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se tarifa 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ka qenë vendim politik që ka pasur implikime ekonomike. “Kosova ka ulje të vëllimit të importit, që nënkupton se ka rritje të prodhimit vendor. Nga paslufta nuk kemi pas rënie të vëllimit të importit. Kjo […]

“Kosova ka ulje të vëllimit të importit, që nënkupton se ka rritje të prodhimit vendor. Nga paslufta nuk kemi pas rënie të vëllimit të importit. Kjo nënkupton se janë zëvendësuar nga prodhimi. Ka pasë rritje të punësimit. Me anketa që kemi bërë me prodhues ka pasë raste që kanë shënuar rritje të prodhimit dhe rritje të punësimit”, ka thënë Panxha.

“Kur është vendosur taksa në aspektin ekonomik është paraproklamuar se do të ketë mungesë të produkteve, eskalim të çmimeve. Rritje të çmimeve ka pasë, por jo për shkak të taksës, por ka pasë tregtarë që kanë dashur të përfitojnë në emër të saj”, ka thënë ai në debatin në Info Magazine kushtuar njëvjetorit të tarifës së vënë nga Qeveria e Kosovës.

“Prodhimi në Kosovë ka shënuar rritje. Numrat tregojnë se ka pasur impakt pozitiv ekonomik. Serbia në të kaluarën të gjitha temat në domenin ekonomik i ka anashkaluar por njëra ka pasë ndikim të madh”.

Panxha ka theksuar se masa e paralajmëruar për reciprocitet ndaj Serbisë duhet të vlejë edhe për Shqipërinë.

“Qeveria e ardhshme duhet të jetë vendimtare si duhet qasur Serbisë. Politika tregtare ndaj Kosovës nuk dallon shumë prej Serbisë nga Shqipëria. Njëra shtet vëllazëror, tjetri armik. Barrierat ekonomike i kemi nga të dyja vendet. Reciprociteti nënkupton jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë”.

“Prodhuesit e Kosovës janë të izoluar me barriera artificiale. Shqipëria del vendi i dytë për barriera jotarifore pas Serbisë që ka ndaj Kosovës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?