Pandeli Majko për ndihmën e Ushtrisë së Kosovës: Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, njëherësh ish kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shpërndarë fotografinë e Ushtrisë së Kosovës që sot u nis drejt shtetit shqiptar për tu dal në ndihmë ekipeve emergjente pas tërmetit të sotëm. “Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe […]
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, njëherësh ish kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shpërndarë fotografinë e Ushtrisë së Kosovës që sot u nis drejt shtetit shqiptar për tu dal në ndihmë ekipeve emergjente pas tërmetit të sotëm.
“Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!”, ka shkruar në “Facebook”, Majko.
Në mëngjesin e sotëm Shqipërinë goditi një termet i forte me magnitudë 6.4 me epiqendër Durrës dhe Thumanë.
Si pasojë e këtij tërmeti është konfirmuar se 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 vazhdojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore. /Periskopi/












