Pamje të reja të aksidentit ku mbeti një i vdekur në Podujevë

Pamje të reja të aksidentit ku mbeti një i vdekur në Podujevë Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Lluzhanë, në komunën e Podujevës. Si pasojë, një person ka humbur jetën. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftur për nje aksident […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Lluzhanë, në komunën e Podujevës.
Si pasojë, një person ka humbur jetën.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftur për nje aksident trafiku në F.sh.Lluzhanë në magjistralen Podujeve-Prishtine. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njesia e zjarrfiksave. Në orën 14:30 kemi pranuar nje konfirmim nga njesitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka nëdrruar jetë dhe dy persona të lenduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë te përfshira dy automjete”, ka thënë ai.
Tanimë kanë dal edhe pamjet e reja nga ky aksident të cilat i ka publikuar Indeksonline.












