Pamje të aksidentit në Fushë Kosovë, ku u lënduan 7 persona

Një aksident ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës rreth orës 17:30, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në aksident janë përfshirë tetë vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.
Në aksident janë përfshire tetë automjete duke përfshire edhe një autobus.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.














