Paditet për vonesë në koncert, Madonna: Mbretëresha nuk vonohet kurrë

Paditet për vonesë në koncert, Madonna: Mbretëresha nuk vonohet kurrë

Madonna po zemëron fansat për shkak të kohës së fillimit në koncertet e saj të fundit. Mbretëresha e muzikës pop, e cila aktualisht është në turneun Madame X, është paditur për vonesë në fillimin e koncertit. Në dokumentet ligjore, të siguruara nga TMZ, një mbajtëse e biletave në Florida pretendon se humbi para pasi koha […]

Mbretëresha e muzikës pop, e cila aktualisht është në turneun Madame X, është paditur për vonesë në fillimin e koncertit.

Në dokumentet ligjore, të siguruara nga TMZ, një mbajtëse e biletave në Florida pretendon se humbi para pasi koha e fillimit të koncertit të Madonna u zhvendos për dy orë.

Mbajtësi i biletave, Nate Hollander, bleu biletat për turneun në gusht, për një shfaqje më 17 dhjetor në Miami Beach.

Hollander, i cili ka bërë padinë, thotë se është qesharake që një shfaqje e mbrëmjes të fillojë në 22.30 dhe gjithashtu i bën biletat e tij më pak të vlefshme. Ai pretendon se ka kërkuar një rimbursim për tre biletat që ka blerë, për 1.024.95 dollarë dhe është refuzuar.

Hollander dhe ata që janë në gjyq, nuk janë tifozët e vetëm të zemëruar. Madonna performoi në Las Vegas të enjten më 7 nëntor dhe u vonua për dy orë që të paraqitet në skenë, sipas Fox5 Las Vegas.

Tifozët e akuzuan këngëtaren dhe bënë thirrje se ata donin rimbursim kur ajo më në fund arriti të dilte në skenë.

Në shfaqjen e saj të premten më 8 nëntor, Madonna foli për ankesat dhe paditë ndaj saj.

“Këtu është diçka që ju të gjithë duhet ta kuptoni,” i tha ajo audiencës. “Dhe kjo është që mbretëresha nuk vonohet kurrë”, shtoi ajo.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya