Pacolli: Kadri Veseli do të ngadhënjejë në këtë sfidë, lufta e UÇK ishte heroike

Kryetari i AKR-së njëherësh ministër i Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale. Pacolli ka shprehur bindjen se Veseli do të ngadhënjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë luftëtarët e UÇK-së. “Lufta e popullit të […]
Kryetari i AKR-së njëherësh ministër i Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ftesës që i është bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale.
Pacolli ka shprehur bindjen se Veseli do të ngadhënjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
“Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane. Kadri Veseli do të ngadhënjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne”, ka shkruar Pacolli në Facebook
“Lufta e UÇK ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, përfundon Pacolli./Periskopi/












