Pa Ahtisaarin: Sa deputetë do t’i kishin partitë e pakicave pa ulëset e rezervuara?

Një ndër aspektet më të kritikuara të Pakos së Ahtisaarit që çoi në Pavarësinë e Kosovës ishte edhe garantimi i ulëseve për pakicat etnike të Republikës së Kosovës. Periskopi në fakt mendon se ulëset e rezervuara për pakicat dhe kuota gjinore janë të domosdoshme në këtë pikë të zhvillimit të demokracisë së vendit. Sidoqoftë, duke […]
Periskopi në fakt mendon se ulëset e rezervuara për pakicat dhe kuota gjinore janë të domosdoshme në këtë pikë të zhvillimit të demokracisë së vendit.
Sidoqoftë, duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, Periskopi bëri kalkulimet se sa deputetë minoritarë do t’i kishim në Kuvend pa Pakon e Ahtisaarit.
Lista Serbe aktualisht ka 6,75 për qind, duke mos numëruar votat e kontestuara të diasporës së serbëve nga Kosova, shkruan Periskopi.
Ky rezultat iu mundëson serbëve që t’i garantojnë pa Ahtisaarin fare 8 deputetë, dhe në variante të ndryshme edhe 9. Me votat e diasporës, numri 9 i deputetëve do të ishte i pakontestueshëm. Kësisoj, del se serbët e Kosovës e kanë vetëm një ulëse në Kuvendin e Kosovës si rrjedhojë e Pakos së Ahtisaarit.
Edhe koalicioni Vakat i cili i mori 7 mijë e 81 vota ose 0,83 për qind do të arrinte të siguronte një deputet me anë të rezultatit zgjedhor. Njësoj edhe Partia Demokratike Turke.

Partia Liberale Egjiptiane me 0,57 për qind, që shumëzohet me 1,2 [shkaku që Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë].
Partitë e tjera të pakicave nuk do të arrinin në bazë të rezultateve të 6 tetorit të merrnin asnjë ulëse në Kuvend pa Pakon e Ahtisaarit, përveç nëse do të bëheshin bashkë.
Kësisoj, del që bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, deputetë të pakicave do të ishin vetëm 11 politikanë.
Ndërkohë, ashtu si në legjislaturat e kaluara, edhe kjo e VII-a do t’i ketë 20 deputetë të pakicave /Periskopi












