Osmani ia bën të qartë VV’së: Ose të barabartë, ose nuk funksionojmë ndryshe

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë sonte në Pressing se nuk ka dashur që të marrë pjesë në çdo takim të zhvilluar mes LDK-së dhe VV’së, transmeton Periskopi. ‘’Nuk kam dashtë me shku, shumë e thjeshtë. Nuk është e nevojshme me shku unë në cdo takim. Jam e invovuar në këtë proces […]
‘’Nuk kam dashtë me shku, shumë e thjeshtë. Nuk është e nevojshme me shku unë në cdo takim. Jam e invovuar në këtë proces më shumë se cdokush tjetër. Se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrën e LDK’së, Haziri e ka fjalën për një procedurë të domosdoshme në procesin tonë. Patjetër që kalojnë ato tema nëpër zyrat tona, sikurse edhe emrat tona kalojnë nëpër zyret e VV’së’’, ka thënë Osmani.
‘’S’ka të keqe që njerëzit të sulmohen vec pse dikush e thotë një që të vërtetë. Nëse VV nuk do partneritet, është çështje e tyre, por në LDK s’ka njeri që del kundër. Partneritet i barabartë, përndryshe nuk mund të funksionojë.’’/PERISKOPI/












