OJQ-të me letër publike ambasadorëve: Asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë

OJQ-të me letër publike ambasadorëve: Asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, nëpërmjet një letre publike drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë duke kërkuar që të kontribuojnë që asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure të dyshimtë. Këto organizata në letrën publike, këto ditë janë informuar që ministri në detyrë i Drejtsisë, Abelard  Tahiri është duke tentuar […]

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, nëpërmjet një letre publike drejtuar komunitetit ndërkombëtar në Kosovë duke kërkuar që të kontribuojnë që asnjë noter të mos emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure të dyshimtë.

Këto organizata në letrën publike, këto ditë janë informuar që ministri në detyrë i Drejtsisë, Abelard  Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë.

“Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambasadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i organizatave:

Të nderuar ambasadorë znj. Nataliya Apostolova, z. Christian Heldt, z. Philip S. Kosnett, z. Nicholas Abbott, znj. Marie-Christine Butel dhe z. Piero Cristoforo Sardi, po iu drejtohemi në lidhje me fazën e fundit të emërimit të noterëve të rinj nga ana e Ministrit në largim të Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Ashtu siç jeni të informuar, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr një proces jashtëzakonisht të dyshimtë në përzgjedhjen e noterëve të rinj. Procesi është zhvilluar duke mos respektuar standardet miniminale të transparencës. Lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i kanë plotësuar as kushtet formale. Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për shkak të rënies së qeverisë.

Falë mbështetjes suaj publike, sidomos reagimeve të Zyrës së Bashkimit Europian, ambasadorit gjerman z. Christian Heldt dhe Odës Ndërkombëtare të Noterëve dhe Odës Gjermane të Noterëve, noterët e rinj ende nuk janë emëruar nga z. Tahiri. Ne, ju jemi jashtëzakonisht falenderues që keni zgjedhur të mbështesni kauzën tonë për të kundërshtuar emërimin e noterëve në këtë mënyrë.

Këto ditë, jemi informuar që z. Tahiri është duke tentuar që të emërojë rreth 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë. Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë.

Ne shpresojmë që ju do të vazhdoni të mbështesni kundërshtimin tonë dhe presim që të luani rol proaktiv në përzgjedhjen e noterëve nga qeveria e re. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi noterë të pavarur, të paanshëm dhe të cilët do të gëzojnë besimin publik që është i domosdoshëm për një profesion të tillë.

Me respekt,

Instituti EPIK

Lëvizja FOL

Lëvizja Çohu

Demokraci Plus

Demokraci për Zhvillim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Instituti Demokratik i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Iniciativa për Progres

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile

Instituti Columbus

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?